Site icon Telegrafi

Plisat i kundërpërgjigjen Samirit: Shqiptari s’e shkel bukën që e han

Lideri i grupit të tifozëve “Plisat”, Albert Kastrati gjatë një bisede për Koha.net tregoi se “Plisat” do të jenë gjithmonë kundër “atyre që e shkelin bukën që e hanë”.

Kur u pyet se a do ta pranojnë kërkim faljen ose kthimin e Samir Shaptahoviqit në Prishtinë, Kastrati reagoi ashpër.

“Jo ne s’e pranojmë as faljen, as rikthimin. Le ta din Samiri edhe të gjithë lojtarët shqiptarë që bukën që e han s’bon me shkel”, tha lideri i tifozëve të kampionit për KohaSport.

Plisat kanë qenë vazhdimisht kundër rikthimit të Shaptahoviqit në skuadër dhe me këmbënguljen e tyre kanë bllokuar transferimin. /Telegrafi/ 

Exit mobile version