‘Plisat’, kanë postuar një shkrim duke kërkuar që Kombëtarja shqiptare të vije në Prishtinë.
“Krenaria që Kombëtarja na dha në këto kualifikime duhet të kurorëzohet me një vizitë të heronjve tanë në Prishtinë. Kryeqyteti dhe i gjithë Kosova, presin arritjen e Kombëtares në atdhe dhe vizitën në qytetin tonë. Ne i bëjmë thirrje FSHF-së dhe lojtarëve që festën nga Tirana ta vazhdojnë edhe në Prishtinë. Prishtina vazhdon të frymojë kuqezi”, thuhet në kërkesën e Plisave. /Telegrafi/
Plisa, prishtinali, shqiptare.. sakrificat dhe perpjekjet tona per Kombetaren me ne fund u shperblyen. Ju qe besuat,…
Posted by Plisat on 2015-10-12