Site icon Telegrafi

Pleqtë më të lumtur se të rinjtë

Këtë gjë e kanë dëshmuar hulumtimet e bëra në mesin e popullatës prej 18 e 90 vjet, transmeton BBC News.

Përkundër brengave për shkak të shëndetit, pensionit, ndryshimit të statusit social dhe humbjes eventuale të partnerit apo partneres, vitet e shtyra megjithatë janë “të arta”, pohojnë shkencëtarët.

Të moshuarit e shfrytëzojnë kohën e mbetur më së miri që munden dhe janë mësuar si t’u ikin situatave të cilat i pikëllojnë apo u japin stres, sqarojnë psikologët.

Exit mobile version