Pleqtë e kapin hajnin që kërkohej për 18 muaj nga Policia (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Peter Mueller e ka zënë Stephen Wardin duke vjedhur në shtëpinë e vjehrrës së tij në Derbyshire të Anglisë, pak ditë pasi ajo kishte vdekur.
Burri 70-vjeçar, me ndihëm e kushërinjve Adly dhe Sheila Gorrofa – që janë 81 dhe 78-vjeç – ia kanë dalë ta kapin dhe ta mbajnë hajnin derisa ka rritur Policia, transmeton Telegrafi.
Këta të fundit për 18 muaj me radhë e kishin kërkuar Wardin, por nuk ia dilnin ta zinin.
Për këtë kontribut në siguri, pensionistët që janë quajtur ‘Tre Musketarët’ janë shpërblyer me çmimin për trimëri. /Telegrafi/