Përfaqësuesit jo legjitim të studentëve janë dhimbje e përjetshme e UKIM, thonë nga Plenumi studentor, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Këtë herë, Universiteti zgjedh rektor me përfaqësues jo legjitim studentor si një dekor i cili duhet ta përfaqësojë zërin e studentëve. Mandati i përfaqësuesve të Parlamentit studentor ka skaduar në vitin 2015 dhe akoma nuk janë mbajtur zgjedhje. Në ndërkohë marrim vesh që janë caktuar 10 përfaqësues të rinj pa e ditur se kush janë dhe në çfarë mënyrë janë zgjedhur. Drejtoria e rektoratit është caktuar për 15.06.2016, ndërsa zgjedhja do të realizohet më 27.06.2016 dhe planifikohet të votojnë edhe përfaqësuesit e rinj të porsaemëruar”.
Studentë, a do të lejojmë që gjatë zgjedhjes së rektorit të UKIM, në emrin tonë të votojnë të dëgjueshmit të cilët nuk i përfaqësojnë qëndrimet tona?, pyesin nga Plenumi studentor përmes rrjetit social Facebook./Telegrafi/