Telegrafi

Plenumi Studentor do të merr pjesë në reformat në arsim

Plenumi Studentor do të jetë pjesë e grupit të punës i cili do të punojë në ndryshimet e ligjit për arsim të lartë, informoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, pas takimit me përfaqësues të organizatave studentore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gjithçka që është punuar deri tani, ne do ta shfrytëzojmë si bazë, por në grupin e punës do të hapet mundësia edhe për qëndrime burimore të studentëve, që do të merren parasysh”, tha Deskoska.

Përfaqësuesja e Plenumit, Dea Zdravkovska, potencoi se pas tri viteve luftë përfundimisht dikush nga Ministria i ka ftuar në takim.

Sipas saj, problemi më i madh është organizimi i studentëve dhe mosfunksionimi i mbrojtësve ligjor të studentëve.

Përkrah kësaj, studentët dhe Deskoska kanë biseduar edhe për mënyrën e studimit dhe standardin e studentëve./Telegrafi/