Plenumi studentor përmes rrjetit social Facebook ka publikuar shpallje për dorëzim të propozim modeleve për organizim studentor të cilët do të konsultohen gjatë përpilimit të propozimit për ndryshim të Statutit të UKM, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Iniciativa rrjedh nga pjesëmarrja dhe inicimi i krijimit të grupit punues në suaza të UKM, i cili do të ketë për qëllim ndryshimin e Statutit të universitetit në pjesën për organizimi studentor, respektivisht të Parlamenteve studentore.
“I ftojmë të gjithë ata që kanë ide se si ta përmirësojmë përfaqësimin studentor të na i dërgojnë propozimet e tyre në plenum.studentski@gmail.com!
Propozimi përfundimtar do të bëhet i ditur në publik ndërsa për të do të diskutohet në takimin e Komisionit për ndryshim të Statutit i cili do të mbahet më 30 gusht”, porosisin nga Plenumi studentor.
Ndryshimet përfundimtare duhet të jenë të gatshme deri më 15 shtator, e më pastaj do të hidhen për votim në Senatin e UKM./Telegrafi/