Telegrafi

Plenumi Studentor kërkon të mos njihen zgjedhjet studentore në UKM

Pas zhvillimeve të fundit rreth zgjedhjeve studentore në Universitetin Kirili dhe Metodi (UKM), ku pati edhe intervenim policor, Plenumi studentor kërkon nga UKM-ja që të reagojë ndaj rrahjes së studentëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, sipas ”Deutsche Welle” në gjuhën maqedonase, Plenumi kërkon që UKM-ja të mos i pranojë zgjedhjet dhe të kërkojë hetime për ngjarjet e mbrëmshme, kur njësitet e shpërndarjes së shpejtë u vendosën para zyrave të Parlamentit Studetor të UKM-së.

Protesta e Plenumit Stundetori përfundoi rreth orës 3 të mëngjesit të hershëm./Telegrafi/