Pas zhvillimeve të fundit rreth zgjedhjeve studentore në Universitetin Kirili dhe Metodi (UKM), ku pati edhe intervenim policor, Plenumi studentor kërkon nga UKM-ja që të reagojë ndaj rrahjes së studentëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu, sipas ”Deutsche Welle” në gjuhën maqedonase, Plenumi kërkon që UKM-ja të mos i pranojë zgjedhjet dhe të kërkojë hetime për ngjarjet e mbrëmshme, kur njësitet e shpërndarjes së shpejtë u vendosën para zyrave të Parlamentit Studetor të UKM-së.
Protesta e Plenumit Stundetori përfundoi rreth orës 3 të mëngjesit të hershëm./Telegrafi/