Telegrafi

Plenumi studentor kërkon shtyerjen e procesit zgjedhor të rektorit të ri

Përmes një letre të hapur Plenumi studentor kërkon që Bordi i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, ta shtyjë procesin për zgjedhjen e rektorit të ri, për shkak, siç thonë përfaqësuesve të paligjshme në organet vendimmarrëse, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Plenumi, kërkon që në mënyrë demokratike dhe transparente që zgjidhen përfaqësuesit e studentëve në Senat, e kjo të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm studentor dhe jo më 3 qershor siç ishte planifikuar, kur shumica e studentëve nuk janë në Shkup.

Procesi i zgjedhjes së rektorit të ri është kah fundi. Nga 6 kandidatët të cilët ishin paraqitur në garën për rektor, vetëm dy prej tyre kanë hyrë në rrethin më të ngushtë të kandidatëve. /Telegrafi/