Telegrafi

Plenumi studentor akuzohet për pengim të zgjedhjeve studentore në UKM

Parlamenti studentor në UKM njofton se zgjedhjet e sotme për lider të këtij parlamenti mbahen në mënyrë transparente dhe demokratike, me të gjitha të drejtat dhe rregullativat e përfshira në statusin dhe rregulloren për mbajtjen e zgjedhjeve studentore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Zgjedhjet kanë filluar në ora 9 në 23 fakultete dhe do të vazhdojnë deri në ora 16. Parlamenti studentor akuzon Plenumin Studentor, për tentim të pengimit të studentëve që të votojnë, duke bërë thirrje të hapur për dhunë.

Sipas këtij njoftimi, zgjedhjet deri tani janë zhvilluar mirë, me disa tendenca pengimi nga grupe studentore të motivuar politikisht./Telegrafi/