Plenumi i shkollave të mesme ka reaguar ndaj ndryshimeve të miratuara nga parlamenti në aspektin e testimit ekstern, dhe se ajo do të fillojë që në klasën e 6, dhe notat nuk do hyjnë në dëftesat e tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Plenumi i shkollave të mesme e vlerëson joserioze për të komentuar dëshirat personale dhe oferta ditore partiake për rënimin dhe eksperimentimin në fushën e arsimit nga një mbidozë e spin dhe propagandës. Por në interes të publikut dhe parimin e transparencës, kjo ofertë partiake që kërkon të fshehë dështimin në arsim mund të vlerësohet si hap i keq dhe i gabuar ndaj nxënësve dhe arsimimit.
Qeveria këtë herë me anë të projekt-amendamenteve, jep rezultatet e testimit ekstern për mos-përfshierje në suksesin e përgjithshëm, por të njëjtit të ndikojnë në regjistrimin në shkollë të mesme dhe fakultet, që për ne është e palogjikshme dhe e mjegullt dhe flet për marketingun e partisë që e zbaton.
PS mbetet konsekuent në qëndrimin e saj, kështu që rekomandojmë – vetëm reforma të vërteta dhe heqja të testimit të jashtëm të dëmshëm”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e plenumit. /Telegrafi/