Plenumi i profesorëve i mbështet protestat qytetare, si një akt i vetëm i mundshëm për vetëmbrojtje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ky Plenum kërkon përgjegjësi nga të gjithë të cilët zbatojnë, arsetojnë dhe falin teket personale, sundim të ligjit dhe drejtësi jo-selektive, të drejtën e fjalës, mendimin e lirë dhekritik, si edhe krijimin e kushteve për shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarëve.
Plenumi i fton të gjithë faktorët politik në vend që të marrin të gjitha hapat e patjetërsueshëm për t’i dhënë fund shkeljes së ligjit, dhe të krijojnë kushte për mbijetesën e Republikës së Maqedonisë, si shtet i pavarur, sovran, demokratik, i civilizuar, dhe përparimtare për të gjithë qytetarët e saj.
Plenumi i kërkon bashkësisë ndërkombëtare, që si garantues i marrëveshjes së Përzhinos, pa fjalor diplomatik, të deklarohet për gjendjen dhe me një përcaktim të pa lëkundur të qëndrojë në krah të drejtësisë, pasi që pa drejtësi nuk ka paqe./Telegrafi/