Telegrafi

Plenumi i profesorëve denoncon tentimin për falsifikim të vullnetit të studentëve

Plenumi i profesorëve reagojnë ndaj, siç thonë, tentimeve për të falsifikuar vullnetin e studentëve, në procesin e zgjedhjes së rektorit të ri në Universitetin Kirili dhe Metodi (UKM), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky plenum e dënon ashpër tentimin e udhëehqësisë jolegale të parlamentit studentorë në UKM, që të organizojë zgjedhje për kryetarë të saj, aty për aty, dhe pas përfundimit të vitit akademik.

Ky reagim vjen pas njoftimeve të Plenumit studentor, për përfundimin e mandatit të kryetarit të tanishëm të parlamentit studentor në UKM, dhe statusit jolegal të përfaqësuesve të studentëve që do të votojnë për rektorin e ri./Telegrafi/