Kryeministri kroat për portalin e Belgjikës ‘Politiko’ tha se “vendimi i nisjes së bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të shkruhet në histori si trashëgim politik i kryesimit kroat me BE-në”.
Sipas tij, nisja e bisedimeve për anëtarësim me BE-në, ku vendi priti 15 vite, mund të mos ndodhte nëse Kroacia kryesonte me BE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse zari i kryesimit do të ishte te ndonjë me më shumë ndikim, ju garantoj se pavarësisht vullnetit të mirë të të tjerëve, në gjashtë muajt e parë të ciklit institucional nuk do të kishte aq ngjarje për Ballkanin Perëndimor”, tha Plenkoviq.
Ai shprehet i bindur se pikërisht për këtë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria “asnjëherë nuk do ta harrojnë atë sinjal të miqësisë së BE-së gjatë kryesimit kroat”.
Para Samitit të sotëm virtual BE – Ballkani Perëndimor, Plenkoviq potencoi se një nga përfitimet e kryesimit kroat është që pikërisht rajoni i Ballkanit Perëndimor është rikthyer në agjendën e BE-së.
Duke folur për deklaratën e Zagrebit, që duhet të miratohet në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, Plenkoviq thekson se kjo mund të dërgojë mbështetje të fuqishme për vendet e rajonit./Telegrafi/