Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku dhe zhvilloi takim me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencën për shtyp Plenkoviç foli edhe për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, i cili bëri thirrje për gjetjen e zgjidhjeve që do të jenë specifike për vendin dhe tha se tani është koha që vendi ynë, duke mbrojtur interesin, identitetin dhe gjuhën kombëtare, të forcojë dinamikën në integrimet evropiane.
“Ai moment është tani dhe duhet të përdoret. Tani Maqedonia e Veriut mund ta përshpejtojë procesin. Është koha për të bërë lëvizjet e duhura dhe për të marrë vendime strategjike”, tha Plenkoviç.
Kryeministri Kovaçevski komentoi edhe modelin kroat të Kushtetutës, kështu që sipas kujt duhet konsensus për çështjen e anëtarësimit tonë në BE.
“Opozita kërkon model kroat, një parti tjetër përmendi një model zviceran, por neve na duhet një model që do t’i përshtatet shoqërisë së vendit dhe ligjeve tona.
Unë jam për miratimin e amendamenteve kushtetuese që do të hapin grupimet dhe do të bëhen anëtare të BE-së deri në vitin 2030 me gjuhë të mbrojtur maqedonase dhe kulturë dhe identitet të mbrojtur”, tha Kovaçevski./Telegrafi/