Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Partia Liberal-Demokratike apelon te BE-ja që nëse ndodhë të vendosen sanksione ndaj Maqedonisë, atëherë të përfshihen vetëm individë që e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin.
PLD-ja paralajmëron se bllokimi i eurointegrimeve është kërcënimi më i madh për unitaritetin e vendit.
Sipas tyre, të vetmit që rrezikohen nga sundimi i ligjit janë njerëzit e pushtetit për të cilët ka dyshime se kanë kryer vepra kriminale, korrupsion dhe mashtrime.
PLD-ja thërret Ivanovin që t’i respektojë proceset demokratike të demokracisë parlamentare, ndërkaq kërkojnë nga Gruevski që të mos shkaktojë probleme dhe të mos manipulojë anëtarët e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/