Telegrafi

PLD do të kërkojë përgjegjësi për blerjen e shtrenjtë të palmave joautoktone

Partia Liberal-Demokratike do të kërkojë përgjegjësi, siç thonë, për blerje të palmave me një çmim mjaft të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, palmat u vyshkën qysh në muajt e parë të mbjelljes së tyre, por u ndërruan me tjera që të mbulohet projekti i palogjikshëm. PLD-ja ka alarmuar me kohë që, siç thonë, shkatërrimi i pakuptimtë i gjelbërimit dhe prerja masovike e drunjve për ndërtim të paqëndrueshëm dhe të tepërt, kontribuon në ndotjen, edhe ashtu të lartë, të ajrit.

Kjo parti thekson se përskaj shumë drunjve të vjetër me masë gjelbërimi dhe forcë absorbimi, u mbollën palma joautoktone që dihej se nuk do të kenë jetë të gjatë./Telegrafi/