Partia Liberal-Demokratike ka reaguar pas njoftimeve se ELEM-i do të importojë rreth 22 mijë megavat orë energji elektrike për nevoja të amvisërive dhe afarizmit të vogël, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo parti konsideron se nuk ka investime në sektorin e energjetikës, ndërkaq akuzon pushtetin se ka zbatuar politika të këqia energjetike, që kanë shkaktuar dështimin e disa projekteve hidrosistemore energjetike, si ai i Çebrenit, Galishtës dhe Urës së Boshkos.
PLD-ja ankohet se edhe gazifikimi është duke ecur mjaft ngadalë dhe se nuk investohet në energjinë e rinovueshme, edhe pse sipas tyre, Maqedonia ka më tepër se 270 ditë diellore./Telegrafi/