Partia Liberal-Demokratike e akuzon OBRM-PDUKM-në se për 11 vite të qeverisjes së saj nuk ka bërë asgjë për deponitë e hedhurinave nëpër Maqedoni.
Sipas tyre, në Maqedoni ka 54 deponi, kurse vetëm Drislla plotëson pak nga standardet e parashikuara.
PLD-ja i bën thirrje partisë së Gruevskit që të jetë opozitë konstruktive dhe të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve me deponitë dhe të ndikojë ndaj kryetarëve të saj nëpër komuna për përshpejtimin e ndërtimit të deponive rajonale përmes bashkëpunimit komunal./Telegrafi/