Telegrafi

PLD-OBRM PDUKM-së: Ju nuk jeni shoqëri aksionare, ju jeni parti politike dhe patjetër të jeni transparente!

Nga PLD thonë se gati tre ditë presin përgjigje nga Këshilli komunal i OBRM-PDUKM të Manastirit, në lidhje me blerjen e pronës dhe sa para kanë paguar për atë, por nga PLD thonë se nuk ka ende përgjigje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Sot PLD dhe qytetarët e Manastirit përsëri pyesin OBRM-PDUKM-n: Nëse prona që kanë blerë në Manastir është më e madhe sesa 300 m2, kurse një numër i manasirasve nuk kanë ku jetojnë? A paguat për këtë pronë më shumë se 300 mijë euro, kurse qytetarët varfërohen? Cilët janë financuesit që ua dhanë paratë që ta bleni këtë pronë? Të nderuar nga OBRM-PDUKM, ju nuk jeni kompani ose shoqëri aksionare, ju nuk jeni organizatë profitere, ju jeni parti politike dhe patjetër të jeni transparente para qytetarëve të Manastirit dhe prandaj kërkojmë menjëherë t’i tregoni sponzorizuesit’, thuhet në reagimin e LDP-Manastir. /Telegrafi/