Site icon Telegrafi

PLD: OBRM-PDUKM-ja e ndot OBRM-në historike

Partia Liberal Demokrate i’u uron qytetarëve të Maqedonisë 23 Tetorin, me akuza ndaj OBRM-PDUKM-së, duke thënë se po e ndotin emrin historik dhe të vërtetë të Organizatës për Bashkimin e Republikës së Maqedonisë.

“Parashenja “VMRO” (OBRM – Organizata për Bashkimin e Republikës së Maqedonisë) sot është uzurpuar nga partitë politike, të cilat duan t’i mbanë vetëm për vete meritat e kësaj organizate nga e kaluara, edhe pse janë të vetëdijshëm se nuk kanë asgjë të përbashkët me qëllimet dhe traditat e OBRM-së. PLD në parlamentin e ri do të dorëzojë një projekt-ligj për të hequr katër shkronjat historike “VMRO” (OBRM), nga partitë politike për shkak të keqpërdorimit të këtij emri dhe për përfitime politike dhe komerciale”, thuhet në urimin e PLD-së.

Sipas PLD-së askush nuk ka të drejtë monopoli në këtë pjesë historike të Maqedonisë, aq më pak të ndot këtë me krim, korrupsion dhe manipulime gjë të cilën e bën këtë partia që e mban këtë shenjë./Telegrafi/

Exit mobile version