Kryetari i Partisë Liberal-Demokrate, Goran Milevski dhe kryetarja e forumit të gruas në PLD, Juliana Nikollova, sot nënshkruan deklaratë për ndryshimin e ligjit për ndërprerje të shtatzënisë me të cilin do të ofrojnë siguri në shëndetin e nënave lindëse, i cili ka dalur nga platforma për barazi gjinore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ligji për ndërprerje të shtatëzënisë, i cili për momentin është në fuqi është kufizues dhe nuk i’u jep mundësi grave të zgjedhin.
Me nënshkrimin e deklaratës, PLD-ja ka premtuar se në parlamentin e ri do të bëjë ndryshime në ligjin për ndërprerje të shtatzënisë dhe në dispozitat që kufizojnë qasjen e gruas për abort në institucionet shëndetësore.
Për këtë iniciativë të PLD-së, janë të interesuar edhe organizatat qytetare, ku pastaj do të pasojnë edhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe detyrimet nga dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut./Telegrafi/