Site icon Telegrafi

PLD: Ndryshimet kushtetuese duhet të jenë kriter për hyrje në BE, jo për pazare politike

Procesi i ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni është kyç për përparimin e vendit në integrimin në Bashkimin Evropian dhe pikërisht për këtë arsye ndryshimet që janë të nevojshme për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE nuk duhet t’i nënshtrohen retorikës nacionaliste, thonë Partia Liberal Demokratike.

“Ju kujtojmë se reformat do të sjellin përfitime të konsiderueshme për qytetarët dhe do të forcojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Ecuria e negociatave varet nga gatishmëria e të gjitha subjekteve politike për t’i vënë interesat shtetërore para agjendave partiake, sepse me anëtarësimin në BE të gjithë do t’i gëzojmë përfitimet”, thonë nga atje.

Nga PLD thonë se Maqedonia duhet të përpiqet që sa më shpejt të bëhet anëtare e BE-së dhe shtet në të cilin respektohet çdo etni pa acarim të mëtejmë të çështjeve ndëretnike./Telegrafi/

Exit mobile version