Site icon Telegrafi

PLD: MPB i gjeti 86 protestues, por nuk mund ta gjej Taleskin

“Deklaratat nga ana e policisë se vendimi për kryetarin e Manastirit Vladimir Taleski nuk ka ardhur në adresë të tyre tregon qartë dhe pa mëdyshje se “OBRM-MPB” e pengon punën e gjykatës dhe vepron për interesa të ngushta personale dhe partiake të kreut në pushtet”, thuhet në komunikatën e PLD të Manastirit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Partia Liberale Demokratike beson se me këtë obstruksion nga Ministria e Brendshme në punën e Gjykatës Penale pengohet drejtësia.

PLD thekson se MPB e Manastirit për dy ditë arriti të merr në pyetje 86 persona nga “Revolucioni Laraman”, ndërsa tashmë katër ditë nuk mund ta gjejë Vladimir Taleskin.

“Në fund, atë që të gjithë e kanë të qartë dhe që presim të ndodh, është që Taleski të jep dorëheqje urgjente dhe ta çlirojë Manastirin nga sundimi i tij” përfundon kjo komunikatë e PLD të Manastirit./Telegrafi/

Exit mobile version