Delegacioni i ambasadës së Republikës Popullore të Kinës, i udhëhequr nga ambasadori Wen Zhenshun, sot ka realizuar një takim punë me kreun e Partisë Liberal-demokratike, të udhëhequr nga kryetari, Goran Milevski, thuhet në njoftimin partiak, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në takim është biseduar për situatën aktuale politike në Maqedoni dhe propozimet e PLD për zgjidhjen e saj. Është diskutuar edhe për marrëdhëniet midis Republikës së Maqedonisë dhe, R.P. të Kinës si dhe për rolin e PLD në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve në të kaluarën.
Kryetari Milevski e ka konfirmuar qëndrimin e PLD se përmbushja e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe demokratik është shumë më me rëndësi se sa përcaktimi i datës së zgjedhjeve.
Në takim është potencuar se R.P. e Kinës ka shumë miq në PLD dhe është shprehur interes dypalësh për përmirësimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në drejtim të zhvillimit ekonomik të shtetit dhe përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve./Telegrafi/