Telegrafi

PLD mbështet Marrëveshjen e Përzhinos, demanton spekulimet

PLD mohon thashethemet e publikuara në mediat pro-qeveritare që nuk kanë votuar për paketën e ligjeve të miratuar dje në Parlament. Siç informojnë nga partia, ka dhënë mbështetje për Ligjin për Ministrinë e Brendshme dhe Ligjit për agjenci për shërbime audiovizuale, transmeton Telegrafi Maqedoni

“PLD nga fillimi i mbështet marrëveshjet e Përzhinos ku përveç partive politike pas saj qëndron i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Shqetësimi ynë nga marrëveshja e fundit u ngrit nga frika se partia në pushtet përsëri do të përpiqet të shkel marrëveshjen. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ne e kuptojmë se reformat e vërteta në të gjitha sferat e shoqërisë do të pasojë pas zgjedhjeve, me ndrimin e qeverisë aktuale. Mbrëmë pjesë prej ligjeve i mbështesim dhe në këtë mënyrë konfirmojmë dakordimin tonë për këtë marrëveshje. Shkaqet e arsyeshme për lëshimin e seancës ishin se nuk ishim në gjendje të qëndrojmë deri në fund, ku kjo nuk do të thotë se ne jemi kundër ndonjë zgjidhjeje”, thuhet në deklaratën e PLD. /Telegrafi/