Partia Liberal Demokrate sot do të mbajë mbledhjen e shtatë të zgjedhjeve për Kuvendin e saj, në të cilën anëtarët e partisë do të votojnë për kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm të partisë.
Janë emëruar tre kandidatë për postin e kryetarit: Goran Milevski, i cili ka kryer këtë funksion deri më tani, Nikica Korubin dhe Mirko Spirkovski.
Bobby Mojsoski është kandiduar për sekretar të përgjithshëm të PLD-së.
Në zgjedhejt për Kuvendin e PLD-së të ftuar janë edhe anëtarët e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve nga Evropa, nga partia motrë dhe nga Internacionalja Liberale.
Në Kuvend gjithashtu janë thirrur edhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike në Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/