Site icon Telegrafi

PLD: Lista zgjedhore pa vlefshmëri juridike nuk mund të garantojë zgjedhje të besueshme

Me direktiva partiake dhe me diktat të kreut kriminal në pushtet, shumica e anëtarëve të KSHZ mbrëmë e miratuan raportin përmbledhës për kontrollet e zbatuara të kryqëzuara, administrative dhe në terren, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vetë fakti që kryetari i KSHZ ka votuar kundër këtij raporti dhe ka shprehur dyshim për vlefshmërinë juridike të informatave nga MPB të cilat nuk i ka nënshkruar ministri Spasovski, sugjeron në atë që lista zgjedhore pa vlefshmëri juridike nuk mund të garantojë zgjedhje të besueshme. Aq më tepër që qëndrojnë edhe vërejtjet se mbeten mijëra votues të dyshimtë pa adresë banimi në vend.

Së këndejmi, konsiderojmë që mbrëmë Komisioni shtetëror zgjedhor i partizuar e diskreditoi veten dhe tërë procesin zgjedhor, me se njëkohësisht vërteton se nuk është në gjendje të sigurojë zgjedhje të drejta, të lira dhe të besueshme më 5 qershor, datë të cilën e ëndërron vetëm Nikola Gruevski dhe çeta e tij e falur e kriminelëve.

Kërkojmë që në pajtim me kriteret e Drejtorisë për mbrojtje të dhënave personale, qytetarët e Republikës së Maqedonisë, sërish të kenë qasje të plotë në listën zgjedhore, thuhet në njoftimin e PLD./Telegrafi/

Exit mobile version