Partia Liberal Demokratike përmes deputetëve në kuvendin e Maqedonisë do t’i dorëzojë propozimet deri te qeveria e re për vendosjen e një ligji të ri për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor dhe dekriminalizimin për përdorim personal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projektligji do të jetë në harmonizim me nevojat e të gjithë palëve të interesuara dhe në bashkëpunim me shoqërinë civile.
Rritja e ofertës së vajit të kanabisit në tregun e zi është fakt i mjaftueshëm se ligji aktual nuk ka sukses.
Vaji i kanabisit duhet të arrijë deri te të gjithë ata qytetarë që me të vërtetë kanë nevojë për të, ashtu si kanabisi për përdorim rekreativ duhet dekriminalizuar, thuhet në komunikatën e PLD-së. /Telegrafi/