Site icon Telegrafi

PLD: Lënda ”Lagja e Trimave” të merret nën kompetencë të PSP-së

Në një vjetorin e luftimeve në Kumanovë, Partia Liberal-Demokrate (PLD) kërkon që Prokuroria Speciale Publike (PSP) ta merr nën kompetencë të saj lëndën ”Lagja e Trimave”, duke menduar se vetëm kështu mund të sqarohen të gjitha paqartësitë dhe kundërthëniet në opinionin publik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

PLD-ja e pyet zv. ministrin plotësues, Mitko Çavkov, nëse ka patur lidhje të drejtpërdrejta në mes të grupit dhe agjencive të sigurimit të shtetit, duke shtruar dilemën se si një sasi aq e madhe municioni të futet aq lehtë në një lagje të tillë si ajo ku ndodhën luftimet.

Pyetjet tjera që kjo parti shtron janë dorëheqjet e udhëheqësve të MPB-së dhe DSK-së, disa ditë pas aksionit, që u cilësua si i suksesshëm, duke pyetur gjithashtu për ndërrimin e datës së kongresit të OBRM-PDUKM-së, që ishte i caktuar të mbahej pikërisht më 9 maj në Kumanovë.

PLD-ja është e bindur se ”gjyqësia svarovski” nuk mund të sjell epilogun e këtij rasti, prandaj thonë se Maqedonia meriton ta dij të vërtetën e rastit të 9 majit në Kumanovë./Telegrafi/

Exit mobile version