Telegrafi

PLD: Me këtë sjellje jo-shtetërore dhe partiake i humbim miqtë e vërtetë

Ministri i jashtëm, Nikola Poposki të mos tregojë “përralla” të politikës ditore, por ta lexojë raportin e Rainhard Pribe për situatën në shtet, që ti qartësohen punët, thonë nga Partia Liberal Demokrate, si reagim ndaj intervistës së Poposkit për Deutsche Welle, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në raport shkruan qartë, se kush ka përgjuar në vend dhe kujt i detyrohet jo funksionaliteti i institucioneve, si dhe për korrupsionin në kreun e qeverisë dhe për “lirinë” e supozuar të mediave.

Poposki, në intervistën për „Deutsche Welle“ u vendos në rolin e avokatit të djallit, duke e përkrahur shoqërimin kriminel të kreut në pushtet.

Tashmë edhe fëmijët e vegjël e kanë të qartë që ky është një skenar i sajuar për mbrojtje reciproke të kriminelëve në pushtet.

Më e mira do të ishte që ministri i jashtëm Poposki, të mos i harxhojë paratë popullore për mbrojtje të bandës kriminale nëpër botë, por tu dedikohet integrimeve euroatlantike të Maqedonisë.

Një gjë është e sigurt, me veprimin e këtillë jo-shtetëror dhe shprehimisht partiake, ngadalë por sigurt i humbasim miqtë e vërtetë në Evropë, thuhet në njoftim./Telegrafi/