Site icon Telegrafi

PLD kërkon aktivitete shtesë për pastrimin e rrugëve

Partia Liberal Demokrate (PLD) e Maqedonisë kërkon aktivitete shtesë nga organet kompetente për përmirësimin e gjendjes së rrugëve. Nga kjo parti në një komunikatë fajësojnë institucionet e vendit, për shkak të siç thonë, edhe përkundër paralajmërimeve të motit të ligë, disa rrugë kanë qenë të bllokuara për një kohë të gjatë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe përkundër asaj se moti i ligë, të reshurat e borës dhe temperaturat e ulëta u paralajmëruan dhjetë ditë më parë, disa rrugë për një kohë kanë qenë të bllouara. Vështirësi të mëdha në komunikacion, ka pasur edhe në drejtimet ndërkombëtare në koridorin 10 dhe 8. Një pjesë e rrugëve në vend akoma janë të pakalueshme ndërsa për makina të rënda tanimë ndalesa është për të tre ditë”, thuhet në komunikatën e PLD-së.

PLD ju bën thirrje gjithë institucionet kompetente të shtojnë aktivitetet e tyre dhe të angazhojnë fuqi punëtore shtesë, me qëllim që të normalizojnë komunikacionin në rrugët e shtetit./Telegrafi/

Exit mobile version