Partia Liberal – Demokratike ka shfrytëzuar hulumtimin e rrjetit të gazetarisë hulumtuese BIRN për investimet e huaja për të reaguar ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tyre, ky hulumtim e pa vërtetuar populizmin e qeverisë në pushtet, OBRM-PDUKM, që sipas tyre, tash e dhjetë vite i gënjen dhe mashtron qytetarët me investime të jashtme dhe punësime të reja.
PLD-ja thotë se gënjeshtrat e Gruevskit kanë rënë në ujë duke i bërë thirrje që të raportojë para qytetarëve për investimet e paralajmëruara, por që nuk janë realizuar./Telegrafi/