Site icon Telegrafi

PLD: Fiton vizioni për Maqedoninë moderne, të zhvilluar dhe stabile

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka marrë një vendim historik e cila bën një hap më afër arritjes së vizionit tonë, për një shtet anëtare të fortë dhe të qëndrueshëme, në organizatat ndërkombëtare kyçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbështetja nga 80 deputet, që mori propozimi për aderim në ndryshimin e Kushtetutës, është konvertimi i vullnetit të qytetarëve, të cilët në referendum në mënyrë të qartë dhe në shumicë të madhe i dhanë mbështetje Maqedonisë evropiane.

Partia Demokratike Liberale është e vendosur për një të ardhme që garanton perspektivë për të gjithë, dhe sidomos për të rinjtë, të cilët deri kohëve të fundit këtu në Maqedoni nuk panë një shans për përparim dhe zhvillim. Qëllimi ynë i vetëm është të sigurojmë një standard jetese më të mirë për të gjithë qytetarët, si dhe garanci që të rinjtë të mos emigrojnë jashtë vendit, por të ndërtojnë një të ardhme të begatë këtu në Republikën e Maqedonisë.

Maqedonia ka ecur përpara! Rruga drejt një të ardhmeje evropiane, të begatë dhe të sigurt, e ardhmja është e hapur./Telegrafi/

Exit mobile version