PLD është absolutisht kundër koalicioneve të gjera që mund të shkaktojnë krizë më të madhe politike, sipas Monika Zajkovës, deputete e kësaj partie.
Sipas saj, shumica parlamentare dhe qeveria janë stabile dhe për këtë arsye ajo nuk e ndan mendimin e njëjtë me Pavle Trajanovit nga Lidhja Demokratike se nevojitet koalicion i gjerë dhe zgjedhje të parakohshme.
“Nuk do të pajtohesha me këtë deklaratë të Pavle Trajanovit, sepse, sipas asaj që shoh në Kuvend, mazhoranca është stabile, po ashtu shihet se Qeveria po punon me fuqi të plotë dhe po i menaxhon sfidat me të cilat përballet. PLD është absolutisht kundër koalicioneve të tilla të gjera”, tha Zajkova për “Sitel”./Telegrafi/