Telegrafi

PLD: Duhet të themelohet edhe Gjykata Speciale

Në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit qendror të Partisë Liberal-Demokrate (PLD) u tha se duhet tërheqje e plotë e vendimit të kryetarit Ivanov për falje, si edhe dorëheqje të vet krytarit nga funksioni që e ka, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë mbledhje u diskutua për zhvillimet dhe gjendjen e tanishme politike në vend.

Këshilli i kësaj partie i jep mbështetje të plotë Prokurorisë Speciale Publike (PSP), duke kërkuar që të themelohet edhe një Gjykatë Speciale, që do të mundësonte edhe përfundim të drejt për krizën politike./Telegrafi/