Site icon Telegrafi

PLD dhe RDM me platformë të re për bisedimet për qeverinë e re në Maqedoni

Partitë politike në qeveri, PLD dhe RDM të cilët në zgjedhjet e fundit lokale ishin në koalicion, përgatisin platformë të re me të cilën do të hynë në bisedime me kreun e ri të LSDM-së dhe mandatarin për qeveri, Dimitar Kovaçevski.

Kryetari i PLD-së, Goran Milevski thotë se po punojnë me RDM-në në këtë platformë e cila, siç thekson ai, do të jetë në drejtim të afirmimit të projekteve të dakorduara, por edhe në projekte të reja.

Milevski thekson se përpjekje e tyre dhe qëndrimet nënkuptojnë edhe përfundim të procesit të decentralizimit, hapjen e Ligjit për vetëqeverisje lokale, më pak TVSh si dhe rregullimin e punëve në zgjedhje, kriptovalutave, kaosin urbanistik dhe ekologji.

Po ashtu, sipas tij, në pjesë e projekteve do të jenë në funksion të zhvillimit ekonomik, ndërsa kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin deklaroi se këto ditë ka bisedime me liberaldemoraktët dhe do të theksojnë se si do të shkohet gjatë formimit të kabinetit qeveritar./Telegrafi/

 

Exit mobile version