Partia Liberal-Demokratike ka reaguar ndaj Dragi Argirovski, duke konsideruar se ky person është duke i manipuluar pensionistët, pasi që asnjëherë nuk e ka komentuar shfuqizimin e Ligjit për harmonizimin e lartësisë së pensioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Partia konsideron se me nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit të Argirovskit, si kryetar i Lidhjes së shoqatave të pensionistëve, e ka shkelur statusin e kësaj lidhje dhe se nënshkrimi i të njëjtit paraqet akt të një bashkëpunimi politik.
PLD-ja konsideron se Argirovski është dashur të formojë parti politike, nëse do të donte që të merrej me politikë./Telegrafi/