Partia Liberal Demokrata (PLD) e Maqedonisë sot në një konferencë për shtyp, akuzoi se në Komunën e Aerodromitt ka kushte katastrofale për jetesë. Nga kjo parti thonë se qytetarët ballafaqohen me kaos urban dhe ndërtime të pamenduara, të cilat sipas tyre, çojnë në shkatërrimin e hapësirave të gjelbërta, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas PLD-së, gjendja në Aerodrom është përkeqësuar në pesë vitet e fundit, për shkak të shumicës udhëheqëse të OBRM-PDUKM-së në Këshillin e Komunës së Aerodromit dhe kryetarit Ivica Konevski.
Kryetari i PLD-së, Zoran Shapuriq, theksoi se janë shkatërruar dhjetëra metër katrorë gjelbërime, janë prerë qindra dru, është rënduar komunikacioni, ka mungesë të parkingjeve dhe pamundësi për ajër të pastër
Sipas tij, në ndryshimet e fundit në planin e detajuar urbanistik, parashihet ndërtim dhjetëkatësh në hapësirën e gjelbërt tej spitali “Shtëpia e nënës”./Telegrafi/