Temperaturat e larta kanë mbushur bregdetin e Vlorës me pushues.
Këtë fundjavë ka pasur një fluks të shtuar në plazhet e Vlorës, për shkak të kushteve të favorshme të motit.
Sipas operatorëve turistik, duke bërë krahasim me vitin e kaluar, ka rritje me 25% të prenotimeve në këtë periudhë.
Hotelet kanë një fluks të shtuar të pushuesve, mes tyre edhe të huaj./tch/