Një plazh popullor në bregedetin Cape Cod në Massachusetts, SHBA, ka të ngjarë të mbetet i mbyllur për pjesën tjetër të verës, në mes të një përpjekjeje të vazhdueshme për të “shmangur potencialin për një ngjarje katastrofike”.
Qyteti i Truros njoftoi në fillim të këtij muaji se plazhi Longnook do të “mbetet i mbyllur përkohësisht si një masë sigurie” në përgjigje të shqetësimeve të erozionit.
“Ndërsa kushtet dinamike nënkuptojnë se njëfarë rreziku është i natyrshëm në plazhin Longnook, pjerrësia e bregut me zona të rrënuara dhe shkëmbinjë të vendosur në mënyrë të pasigurt mbi shtigjet dhe plazhet, kanë rritur shqetësimet”, tha qyteti në një njoftim, shkruan yahoonews.
Bëhet e ditur se plazhi Longnook është i njohur për brigjet e tij të bukura me rërë dhe pamjet mbresëlënëse të shkëmbinjve, megjithatë, natyra dinamike e brigjeve, e përkeqësuar nga topografia e pjerrët, paraqet rreziqe sigurie për vizitorët.
Në vitin 2005, qyteti mbylli Longnook për një periudhë kur erozioni i shkëmbinjve përbënte një kërcënim.
Në gusht të vitit 1973, jeta e një djali 11-vjeçar u mor nga Longnook kur një pjesë e një shkëmbi u shemb duke e varrosur djaloshin 20 metra nën rërë.
Ndryshe, edhe menaxheri i qytetit, Darrin Tangeman, tha se ekziston një shans që plazhi të qëndrojë i mbyllur për pjesën e mbetur të verës.
“Ne po punojmë për të gjetur se çfarë duhet të bëjmë për të stabilizuar shkëmbinjtë”, tha Tangeman. /Telegrafi/