Site icon Telegrafi

Plazhi i Pasqyrave në Ksamil shpallet plazhi me ujin më të kaltër në botë

Plazhi i Pasqyrave në jugun e Shqipërisë është plazhi me ujin më blu në botë. Ky ishte përfundimi i analizës së më shumë se 200 plazheve përreth botës nga grupi CV Villas.

CV Villas mblodhi imazhe të pafiltruara të hartës së Google të 200 plazheve anembanë globit, më pas i analizoi ato për të treguar kodin e tyre të ngjyrave RGB  dhe duke e kryqëzuar atë me kodin YInMn Blue ose bluja më e thellë që ekziston, e cila u zbulua në vitin 2009, nga shkencëtarët e Oregon State University në SHBA.

Ekipi zbuloi se Plazhi i Pasqyrës në Shqipëri ka ujin më të kaltër në botë, shkruan revista e njohur Travel+Leisure.

“Plazhi i Pasqyra pretendon vendin e parë, me detin e tij që është vetëm 12.4 pikë larg nuancës YInMn Blue. I njohur në mbarë botën si ‘Plazhi i Pasqyrës’, konsiderohet të jetë një kulm i vijës bregdetare shqiptare kur rrezet e diellit bien në sipërfaqen e detit, duke krijuar një efekt të ngjashëm me pasqyrën”, ndau kompania në gjetjet e ofruara për Travel + Leisure .

Plazhi ndodhet në skajin jugor të vendit dhe i vendosur midis formacioneve të mëdha shkëmbore që ndihmojnë për ta mbrojtur atë nga era.

Pas Plazhit të Pasqyrave , i dyti në listë është Plazhi Paralia Mpouka (Long Beach) në Greqi me vetëm 13.6 pikë larg nga YInMn Blue, e ndjekur nga Kassiopi në Greqi në vendin e tretë me vetëm 14.1 pikë larg. Atyre u janë bashkuar Plage de la Vernette në Francë dhe Kaputas Beach në Turqi, duke përmbyllur pesëshen e parë të më të mirëve.

“Morali i kësaj historie”, përfundon revista, “është se nëse dëshironi të shihni disa ujëra vërtet të kaltër, rezervoni sa më parë një fluturim për në Shqipëri dhe në Greqi”./RTSH

Exit mobile version