Telegrafi

Plazhi i mahnitshëm japonez ku takohen rëra, bora, dhe deti

Rrjetet sociale janë shndërruar në një qendër të imazheve befasuese të cilat magjepsin përdoruesit e tyre në mbarë botën.

Një shembull i fundit i këtij lloj imazhi vjen nga një plazh japonez, i cili karakterizohet me një pamje unike pasi bashkon borën, rërën, dhe detin.

Pamjet e tij u shpërndanë nga Wealth në Instagram me mbishkrimin: Plazhi Hokkaido në Japoni është një nga vendet më unike në botë, ku oqeani takohet me rërën dhe borën!

Shumë përdorues u shprehën se nuk kishin parë pamje më të bukur ndonjëherë, pasi shumë plazhe kanë rërë por jo edhe borë.

Por përveç për plazhe karakteristike, Japonia njihet edhe për gjeoparkun më unik gjeologjik, atë të San’in Kaigan, i cili është shpallur gjeopark global që nga tetori i vitit 2020. /Telegrafi/