Pushuesit kosovarë shprehen të kënaqur për cilësinë e rërës dhe detit po ashtu edhe për akomodimin e tyre, diçka që me sa duket shpjegon edhe statistikat zyrtare sipas të cilave numri i pushuesve në ditët e zakonshme arrin në 20 mijë e ndërsa në fundjavë deri në 50 mijë pushues, një rritje kjo prej 30% që nga vënia në punë e rrugës Durrës- Kukës- Morinë.
Ndërkohë institucionet rajonale, Prefektura, Drejtoria e Shëndetësisë, Spitali, Policia e Rendit dhe ajo Rrugore kanë hartuar planet e tyre të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2011, për të garantuar shëndetin dhe jetën e pushuesve dhe turistëve në Lezhë,Shëngjin dhe Tale./Telegrafi/