Kompania australiane e shëndetit dhe mirëqenies, One Life Live It, ka shënuar rekord të ri botëror me ndihmën e 509 personave të cilët kanë bërë ‘banjë akulli’ në të njëjtën kohë në plazh.
One Life Live It e ka organizuar këtë përpjekje në plazhin Leighton në Fremantle të Australisë Perëndimore.
Kompania ka vendosur disa pishina gome në të cilat janë futur rreth 12 pjesëmarrës. Pjesëmarrësve u është kërkuar të qëndronin të zhytur deri në qafë për të paktën 3 minuta në mënyrë që të thyejnë rekordin.
Gjithsej 537 persona i janë bashkuar përpjekjes, por vetëm 509 prej tyre patën sukses. Ky total ka mjaftuar për të kaluar rekordin e mëparshëm i cili u shënua nga 483 persona.
Çertifikata zyrtare për rekord të ri botëror iu dha organizatorëve nga gjyqtari i vetë rekordeve botërore Guiness. /Telegrafi/