Telegrafi

Plazhet në Ohër jepen në labirinte politiko-juridike

Nëse për të dytin sezon radhazi plazhet në Ohër mbeten të parregulluara, kjo do të jetë katastrofike për turizmin, paralajmëron kryetari i Ohrit Kiril Pecakov0.

Ai thotë se tani për tani situata është status quo, ndonëse vera dhe sezonit turistik janë në prag.

“Plazhet janë padyshim një nga problemet më të mëdha…nëse i lëmë shumicën e plazheve të parregulluara në të njëjtën mënyrë këtë verë, mund të mos jemi në fikusin e shumë turistëve vitin e ardhshëm…”, tha Kirill Pecakov- kryetar i komunës.

Pecakov fajëson institucionet shtetërore në nivel qendror për përgatitjen e planit për menaxhimin e bregut të Ohrit.

“Agjencia për planifikim hapësinor dhe Ministria e transportit dhe lidhjeve, a kanë gjëra më të rëndësishme apo nuk është ky fokusi i tyre, asgjë nuk po ndodh në këtë periudhë, edhe pse kemi pasur kontakte të shpeshta…”, u shpreh Kiril Pecakov- kryetar i komunës.

Nga Ministria e Transportit thotë përgatitja e planit urbanistik në zonën e mbrojtur të liqenit ka qenë në procedurë.

“Ky propozim i referohet një sipërfaqeje prej rreth 750 hektarësh. Propozimi i është dërguar Agjencisë së Kadastrës, e cila është në fazën përfundimtare me përditësimin e bazave gjeodezike me qëllim të planifikimit të hapësirës së përcaktuar me propozimin planor. Gjithashtu është bërë thirrje publike për përgatitjen e një Studimi për justifikimin e hapësirës”, thonw nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Verën e kaluar, plazhet e Ohrit, ku kontratat koncesionare u janë ndërprenë prej vitesh, nuk punuan. Disa nga objektet mbi to u prishën dhe disa u mbyllën.

Kryetari Pecakov në nëntor të vitit të kaluar tha se objektet nuk janë ndërtime pa leje dhe paralajmëroi se kjo çështje do të zgjidhet deri në prill dhe plazhet që nuk funksionuan vitin e kaluar do të jepen sërish me koncesion./ Alsat.mk