Telegrafi

Plazhet në Maqedoni mbeten pa shpëtimtarë, shpëtimtarët e licencuar, shkojnë jashtë vendit

Bregu i Ohrit ngadalë po mbetet pa shpëtimtarë pasi një pjesë e mirë e këtij personeli të trajnuar largohet për të punuar jashtë vendit. Shumica e tyre shkojnë në Kroaci, në Greqi, Spanjë, Itali, madje edhe në SHBA, ku u njihen certifikatat që i marrin në Maqedoni.

“Të gjithë largohen nga shteti, të paktën nga ata që përfunduan këtu kursin për shpëtimtarë dhe shkojnë në vende ku pagat janë shumë më të larta, megjithëse ne i ndjekim trendet. Çdo sezon kemi paga vërtet solide në nivelin e pagës mesatare në vend dhe këtë vit e kemi tejkaluar atë mesatare. Kroacia bashkëpunon me ne, kërkon shpëtimtarë nga ne, por edhe ne shikojmë që fillimisht t’i plotësojmë nevojat tona, pastaj të shikojmë se çfarë kanë nevojë ata”, tha Sasho Toçkov- kryetar i Kryqit të Kuq të Ohrit.

Por përveç largimit jashtë vendit për punë, ka edhe një problem tjetër. Çdo vit ka gjithnjë e më pak interes tek të rinjtë për t’u regjistruar në kursin për shpëtimtar.

“Para 5 apo 7 viteve kishim dy trajnime, nuk kemi mundur që me një stërvitje t’i përgatitim ata që doni të trajnohen…,” u shpreh Sasho Toçkov- kryetar i Kryqit të Kuq të Ohrit.

Ndryshe, vetëm verën e kaluar ekipet e shpëtimit kanë pasur rreth njëzet ndërhyrje për nxjerrjen e personave të mbytur dhe mbi 900 ndërhyrje për dhënien e ndihmës së parë. Sa i përket mbulimit të plazheve me shpëtimtarë, Kryqi i Kuq paralajmëron se çdo vit gjendja në Strugë po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, ku nga 15 plazhe, vetëm në dy ose tre prej tyre ka shpëtimtarë. /alsat.mk