Ndonëse jemi në vjeshtë, përgjatë vijës bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune ka ende shumë pushues.
Disa kanë ardhur për të kaluar fundjavën e të tjerë kanë zgjedhur të pushojnë në këtë periudhë.
Vizitorët, kryesisht shqiptarë të Kosovës shprehen të kënaqur me atë çfarë gjejnë në këto ditë të nxehta vjeshte, duke pohuar se do të qëndrojnë në bregdet përsa kohë të ketë diell.
Qetësia, ajri i pastër, moti i ngrohtë ka fovorizuar grupmosha të ndryshme të bëjnë një xhiro buzë detit. Shëngjini, po kthehet një nga destinacionet e pëlqyera për turizëm gjatë gjithë vitit./Tv Klan