Site icon Telegrafi

PlayStation 5 vjen me një version “më të lehtë”

Mediat e huaja kanë njoftuar se versionet më të reja të PlayStation 5 po qarkullojnë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat janë pak më ndryshe nga ato ekzistuese.

Gjegjësisht, një nga lexuesit u dërgoi atyre fotografi të njësisë së re, duke shtuar se vetë pajisja është pak më e lehtë, përcjell Telegrafi.

Po siç shkruajnë mediat, Sony lëshoi një version të ri të versionit dixhital pa asnjë promovim, dhe ato u vunë re për herë të parë në Australi.

Ky version më i lehtë 300 gram mbart kodin CFI-1100 (më parë CFI-1000), dhe besohet se këto ndryshime do të ndikojnë në të dy versionet e tastierës.

Sidoqoftë, kjo nuk është një praktikë e pazakontë për prodhuesit që modifikojnë pajisjet e tyre me kalimin e kohës. /Telegrafi/

Exit mobile version